Sot është një super yll, Georgina habit me deklaratën: Isha një rosë e shëmtuar dhe...

Xing

E Hënë 26 Tetor 2020, 17:05 / Kategoria Showbiz nga Bota / 

Sot Georgina Rodriguez, partnerja e Cristiano Ronaldos, është një nga femrat më të komentuara të showbizit. Ajo është njohur me futbollistin në një butik ku punonte shitëse dhe që atëherë jeta e saj ka marrë një tjetër drejtim.

Së fundmi, në një intervistë për "Mujerhow", Georgina ka folur për jetën e saj private, duke treguar se dikur e konsideronte veten një "rosë të shëmtuar", për të cilën askush nuk mendonte se do të bëhej e bukur. Mirëpo, sot ajo njihet si një ndër vajzat më të bukura, me format perfekte trupore.

‘Kur isha e vogël isha një rosë e shëmtuar dhe u ktheva në një mjellmë. Kur kam lindur, askush nuk mendonte që më vonë do isha e bukur. Komplekset janë të padobishme. Off me komplekset. Unë e dua veten ashtu siç jam, me papërsosmëritë. Askush nuk është perfekt. Ne jemi unik. Kjo tashmë është një gjë e veçantë në vetvete’, tha Georgina.

MOTI NE TIRANE