3 viktima nga Covid, ja sa raste u zbuluan 24 orët e fundit

Xing

E Hënë 26 Tetor 2020, 16:04 / Kategoria Lajmet e fundit / 

Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 26 tetor 2020

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1304 testime dhe kanë rezultuar pozitivë me Covid 288 persona.

Janë shëruar 51 qytetarë, duke e çuar në 10.705 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 280 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 3 persona. 

Numri total i rasteve me Covid që prej nisjes së epidemisë në vend ka shkuar në 19.445.

MOTI NE TIRANE