Vetëm 44 vjeç, ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar

Xing

E Hënë 26 Tetor 2020, 13:01 / Kategoria Lajmet e fundit / 

Ditën e sotme ka ndërruar jetë në moshë të re aktori i njohur nga Kosova, Shkëlzen Rraci. Aktori ka humbur betejën me kancerin në moshën 44-vjeçare.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur kolegu i tij dhe miku i ngushtë aktori Xhelal Haliti. Ky i fundit ndau një shkrim në Facebook, duke kujtuar momentet dhe projektet në të cilat ishin së bashku.

Shkëlzen Rraci ndërkohë u bë më i njohur për publikun nga paraqitja e tij në serialin “Cimerat”.

MOTI NE TIRANE