Na mahniti: Gigi Hadid shfaqet për herë të parë pasi u bë nënë

Xing

E Hënë 26 Tetor 2020, 11:11 / Kategoria Showbiz nga Bota / 

Muajin e kaluar modelja Gigi Hadid dhe këngëtari Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë. Gigi solli në jetë një vajzë, të cilën ajo dhe Zayn po e mbajnë larg vëmendjes së mediave e rrjeteve sociale.

Së fundmi Gigi është shfaqur për herë të parë pas lindjes së vajzës, duke postuar në Instagram një foto me një mesazh të rëndësishëm duke i bërë thirrje fansave të votojnë në zgjedhjet presidenciale të SHBA.

Gigi u shfaq e veshur me rroba sportive të verdha dhe në bluzë kishte të stampuar fjalën ‘Voto’.

"Unë votova javën e kaluar me vajzën time pranë meje, për një Amerikë që unë dua që ajo të shohë; por jo vetëm për ne – për shokët amerikanë që janë më pak të privilegjuar, me shpresë për një komb që është i unifikuar, që është empatik, dhe për një udhëheqës që është i dhembshur", shkruajti Gigi.

MOTI NE TIRANE