'Përgjithmonë PO!', 11 propozimet më të bukura për martesë të VIP-ave në 2020-ën

Xing

E Mërkurë 21 Tetor 2020, 16:04 / Kategoria XingFeed / 

Përgjatë këtij viti, shumë çifte VIP kanë vendosur ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë. Dikush i ka propozuar partneres në Kapadokia të Turqisë, dikush gjatë xhirimeve dhe dikush tjetër në emision, apo buzë detit. Ne të "Xing.al" po iu sjellim 12 propozimet që janë bërë deri në muajin tetor, ku i është thënë dashurisë "Përgjithmonë PO!":

Në puntatën e 10 janarit të programit "Këndo këngën time", moderatori Ardit Rroshi i propozoi për martesë partneres së tij, Blerinës, vajza e aktorit të njohur Agim Bajkos. Pas spektaklit Arditi e ftoi në skenë Blerinën dhe i tha se do përpiqet ta bëjë vajzën më të lumtur në botë. Ai u ul në gjunjë dhe nxorri unazën. "Ju prezantoj me Blerina Bajkon, e cila tashmë është e fejuara ime dhe nusja ime, siç e kuptuat", u shpreh ai.

Me datë 1 gusht, spikeri i njohur, Erion Zeqiraj i propozoi për martesë partneres së tij, volejbollistes Blerta Ligaj. Dyshja ndanë foto nga momenti i veçantë, ku binin në sy një arush i madh, petale trëndafili, tullumbace, qirinj dhe një "Marry me".

Reperi shqiptar, Sparksi i propozoi për martesë partneres në festën e tij të ditëlindjes, me datë 10 gusht. Ai organizoi një festë larg syrit të publikut, me rrethin e tij të miqve dhe të gjithë ishin veshur me të bardha. Reperi iu ul në gjunjë partneres duke i propozuar.

Me datë 24 gusht, këngëtari i njohur shqiptar Bertan Asllani, i cili jeton prej vitesh në Turqi, i propozoi për martesë partneres së tij, aktores Hazal Senel. Ai publikoi foto nga momenti magjik, duke treguar unazat. "Deri në fund", shkroi këngëtari krahas fotos.

Këngëtarja Dafina Rexhepi mori propozim për martesë nga partneri, me datë 11 shtator. Ai i propozoi me një unazë të bukur diamanti buzë detit. Dafina publikoi dy foto në rrjete sociale, në njërën prej të cilave shihej duke u puthur me partnerin. "Thashë Po", shkroi ajo krahas fotove.

Me datë 24 shtator, ish deputeti Mark Frroku i propozoi për martesë aktores Rudina Dembacaj. Propozimi ndodhi gjatë pushimeve të çiftit në Kapadokia, në Turqi. Rudina publikoi disa foto në rrjete sociale, ku shihej Marku duke i vendosur unazën dhe në një tjetër duke e përqafuar.

Me datë 29 shtator, këngëtarja Rita Haziri u surprizua gjatë xhirimeve të videoklipit "Kto ndjenja", nga partneri i saj, këngëtari Fidan Gashi. Ai i shkoi në xhirime me unazë në dorë, iu ul në gjunjë dhe i propozoi. Rita publikoi një video në rrjete sociale, ku shihej e habitur dhe e lumtur njëkohësisht.

"Moment kur zemra ndryshon rrahjet. Surprizë gjatë xhirimeve", shkroi ajo krahas videos.

Aktorja Eliona Pitarka është prej kohësh në një lidhje dashurie. Lajmin e ka konfirmuar vetë ajo, mirëpo nuk është shfaqur kurrë në publik me djalin që i ka rrëmbyer zemrën. Me datë 8 tetor, partneri i propozoi për martesë dhe aktorja pranoi. Eliona publikoi një foto ku shihej me unazë diamanti në dorë, krahas së cilës shkruante: "Përgjithmonë Po! Ai më propozoi!"

Me datë 12 tetor, blogerja Sara Karaj ndau me ndjekësit lajmin më të bukur. Partneri i saj Darti Malaj i propozoi për martesë dhe Sara nuk i kurseu fotot në rrjete sociale, duke treguar unazën e bukur me diamant. "E dija që të doja që në momentin e parë kur të pashë. Përgjithmonë Po", shkruante ajo.

Me datë 17 tetor, partneri i propozoi për martesë këngëtares Fjolla Morina. Ajo ndau në rrjete sociale foto të një buqete të madhe me trëndafila të kuq dhe unazën e bukur me diamant. "Thashë Po! Dashuri", shkroi Fjolla krahas fotos. Këngëtarja është fejuar me biznesmenin Fisnik Syla, lidhjen me të cilën e konfirmoi ditën e djeshme, duke u shprehur se dashuria e tyre ka fituar mbi gjithçka.

Aktorja shqiptare Anita Nikaj, e njohur nga seriali "O sa mirë", mori propozim për martesë nga partneri me datë 17 tetor. Ai i propozoi gjatë një darke mes miqsh dhe mori përgjigjen e dëshiruar./ Xing.al

MOTI NE TIRANE