21 Tetor 2020, 10:19

Increase of cases / Ministry of Education prepares the scenario for closing of schools

Rritja e rasteve/ Ministria e Arsimit bën gati skenarin për mbylljen e shkollave

XING

Rritja e rasteve/ Ministria e Arsimit bën gati skenarin për mbylljen e

Në rast të rritjes së numrit të të infektuarve në shkolla, Ministria e Arsimit pritet të zbatojë skenarin numër dy. Një pjesë e klasave do të bëjnë mësim miks, duke u alternuar disa klasa mësim në shkolla disa online.

Skenari më i keq është që mësimi online të shtrihet në të gjitha shkollat e vendit. Kjo do të zbatohet në varësi të situatës së të infektuarve në këto institucione, por edhe në mbarë vendin.

Sipas Minsitrisë së Arsimit, për t’i paraprirë çdo lloj situate, është ngritur platforma akademia.al, e cila do të ofrojë mësim të unifikuar. Ndërkohë që brenda javës që vjen mbyllet trajnimi i rreth 19 mijë mësuesve për mësim online.

“25% e kapaciteteve të dy spitaleve Covid janë të lira. Dy strukturat e tjera Covid janë gati nëse do të kemi rritje të numrave më të gjitha pajisjet dhe burimet e nevojshme njërëzore. Edhe në strategjinë e Vjeshtë-Dimrit kemi të parashikuar për të përfshirë spitalet rajonale nësë do të këtë rritje të rasteve pozitive”, u shpreh Manastirliu gjatë takimit me Task Forcën Anti-covid.

Sipas të dhënave të deri tanishme, në mbarë vendin janë 130 mësues të të cilët janë të infektuar. 

Burimi: tvklan.al