Humbi fëmijën, flet për herë të parë Chrissy Teigen

Xing

E Shtunë 17 Tetor 2020, 21:09 / Kategoria Showbiz nga Bota / 

Pak ditë më parë modelja e njohur Chrissy Teigen humbi fëmijën e saj të tretë pas komplikimeve me shtatzëninë. Chrissy publikoi në Instagram foto të trishta ku shfaqej me vogëlushin e pajetë në krahë dhe tregoi se ajo dhe bashkëshorti janë të tronditur.

Chrrisy dhe John Legend po prisnin me emocion djalin e tyre, te cilit do i vendosnin emrin Jack.

Pas ngjarjes tronditëse, John Legend u ngjit për herë të parë në skenë në “Billboard Music Awards”. Performancën John Legeng ja dedikoi bashkëshortes, duke u shprehur: “Kjo është për Chrissy-n”.

Pas performancës, këngëtari postoi në Twitter statuse ku i shprehte dashurinë bashkëshortes dhe duke i dhënë shpresë se do ta kalojnë edhe këtë.

"Kënga është për Chrissy-n. Të dua shumë, ty dhe familjen tonë. Kemi kaluar bashkë momentet më të bukura dhe ato më të këqijat. Të të shikoja ty që mbaje fëmijët tanë ka qenë diçka shumë prekëse dhe emocionuese.

Jam pa fjalë nga forca që ke treguar gjatë çdo sfide me të cilën jemi përballur. Çfarë dhurate e mrekullueshme është kur ke mundësinë të sjellësh jetë në këtë botë. E kemi përjetuar mrekullinë, fuqinë dhe gëzimin që të jep kjo dhuratë dhe tani po shohim sa ndjenjë e brishtë është.

E shkruajta këtë këngë sepse e di se sa të jemi mbi Tokë, do të mbajmë duart e njëri-tjetrit, përgjatë çdo loti, çdo ulje dhe ngritje, çdo sfide.

Ja premtuam njëri-tjetrit këtë në dasmën tonë 7 vite më parë, dhe çdo gjë që kemi kaluar e ka bërë atë premtim më domethënës. Dashuria jonë do mbijetojë. Ne nuk do të thyhemi kurrë. Faleminderit të gjithëve për mesazhet, lulet dhe mbështetjen. E vlerësojmë dashurinë dhe suportin tuaj", shkruan John Legend.

Fjalët e bashkëshortit i ka postuar edhe Chrissy Teigen, e cila ka folur për herë të parë pas ngjarjes. "Po qëndrojmë në heshtje, por jemi mirë. Ju dua shumë të gjithëve", shkroi modelja.

MOTI NE TIRANE