Tolgahan ka një mesazh në shqip për të gjithë shqiptarët dhe po presim me padurim

Xing

E Shtunë 17 Tetor 2020, 19:07 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Së shpejti aktori turk shumë i pëlqyer nga publiku, Tolgahan Sayisman do të rikthehet në ekranin shqiptar me një serial të ri. "Kampion" mban titullin seriali që do të transmetohet në TV Klan dhe që mbart një histori të veçantë dhe prekëse. 

TV Klan ka publikuar në Instagram një postim ku njofton se seriali do të transmetohet nga 16 nëntori. Tolgahan e ka ripostuar njoftimin duke dhënë një mesazh në shqip për teleshikuesit shqiptar. 

"Ju pres të na ndiqni Shqipëria", shkruan Tolgahan duke e shoqëruar postimin me flamurin tonë kuqezi.

Tolgahan në serialin e ri do të quhet Firat Bylykbashi, një boksier i talentuar. Ai triumfon në ndeshjen më të rëndësishme të karrierës së tij dhe fiton titullin aq shumë të ëndërruar. Në të njëjtën ditë bashkëshortja i dhuron një djalë, por e lë atë të vetëm në jetë dhe me një amanet. Tashmë Firati është thjesht një baba që duhet t’i dedikojë jetën djalit të tij të sëmurë. Firati zhvendoset në Stamboll dhe duhet të gjejë paratë për kurimin e djalit të tij. Betejat e jetës, Firati mundohet t”i shndërrojë si pjesë të një përralle për Gyneshin e vogël. A do ta mbajë premtimin Firati për të mos shkelur më kurrë në ring? Sa mund të sakrifikojë një baba për jetën e fëmijës së vet? 

“Kampioni im” do të transmetohet nga e hëna në të shtunë në orën 14:30 në ekranin e Tv Klan duke filluar nga data 16 Nëntor, premierë ekskluzive.

MOTI NE TIRANE