Së shpejti do bëhet baba, zbulohet emri që do i vendosi 'Ezel' të bijës

Xing

E Shtunë 17 Tetor 2020, 18:06 / Kategoria Showbiz nga Bota / 

Aktori i njohur turk, Kenan Imirzalioglu do të bëhet baba së shpejti. Bashkëshortja e tij Sinem Kobal është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël. 

Çifti po presin të bëhen me vajzë dhe tashmë kanë zgjedhur edhe emrin për të bijën. Mediat turke kanë zbuluar se Kenan dhe Sinem do i vendosin vajzës emrin Lalin. 

"Ezel" nuk po kursehet në asnjë mënyrë për ta bërë të lumtur gruan e tij. Së fundmi aktori ka shpenzuar rreth 3 milionë lira apo më shumë se 300 mijë euro dhe i ka bërë një dhuratë bashkëshortes. Ai e ka befasuar aktoren me një vilë shumë luksoze në qytetin bregdetar Bodrum.

“Fatmirësisht çdo gjë po shkon mirë. Zoti na ruajtë nga syri i keq. Shtatzënia ia ka shtuar bukurinë”, është shprehur "Ezel" për bashkëshorten e tij.

MOTI NE TIRANE