I kërkuan të vendoste maskën, klienti shkatërron supermarketin

Xing

E Shtunë 17 Tetor 2020, 16:04 / Kategoria Lajmet e fundit / 

Për të parandaluar përhapjen e koronavirusit tashmë shumë shtete e kanë bërë të detyrueshme vendosjen e maskës në ambientet e brendshme e të jashtme. Së fundmi një konsumator në një supermarket në Londër ka refuzuar ta vendosë maskën duke u përballur me punonjësit, të cilët i kërkuan të zbatonte rregullin.

Pas kësaj kërkese të punonjësve, klienti filloi të hidhte çdo produkt nga raftet në tokë duke krijuar një lëmsh të vërtetë.

Klienti u arrestua për akuzat e dëmtimit dhe plagosjes së personave pasi dyshohet të ketë sulmuar edhe një anëtar të stafit.

MOTI NE TIRANE