E fundit/ Sërish shifra të larta, 273 raste të reja në vend, ja qytetet më të prekura

Xing

E Shtunë 17 Tetor 2020, 16:04 / Kategoria Lajmet e fundit / 

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 1289 të dyshuar për Koronavirus dhe janë konfirmuar 273 raste të reja.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon:

192 raste në Tiranë,
17 raste në Korçë,
12 raste në Lezhë,
10 raste në Gjirokastër,
8 raste në Shkodër,
7 raste në Sarandë
5 raste në Kavajë,
4 raste në Durrës,
3 raste në Fier,
2 raste në Kurbin, Kamëz, Tepelenë, Gramsh
1 rast në Lushnje, Mirditë, Mallakastër, Mat, Divjakë, Malësi e Madhe, Patos

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 44 qytetarë, duke e çuar në 10,001 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

MOTI NE TIRANE