14 Tetor 2020, 21:51

A wonderful surprise for the Gorreja family!

Një surprizë e mrekullueshme për familjen Gorreja!

XING

Një surprizë e mrekullueshme për familjen Gorreja!

Një javë më parë në emisionin “Historia e Fundjavës” u prezantua historia e familjes Gorreja. 2 vite më parë kryefamiljari ndërroi jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë. Ndërsa amaneti i tij i fundit ishte që dy vajzat të kishin një ditë të lumtur dhe një çati të sigurt. Mos plotësimi i këtij amaneti është edhe pengu më i madh i Elsës, pasi është e vetme dhe  asnjë mbështetje.

Sapo rasti u bë publik, reagimet nga shqiptarët kanë qenë të shumta, të cilët kanë dhënë mbështetjen e tyre. Ndërsa themeluesi i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari dha lajmin e mirë, se tashmë familja do të ketë një shtëpi të re.

“Ne e kemi transmetuar javës që shkoi dhe menjëherë pas emisionit jam kontaktuar nga një shqiptar i Dibrës së madhe, që jeton në Austri. I cili me dëshirën më të madhe mori përsipër t’i blejë një shtëpi të re familjes Gorreja. Po i njëjti person, në të njëjtën mënyrë, pa e ditur askush veç meje dhe atij, ka ndihmuar shumë familje. Dhe nuk është kompani, është individ, që bën për të gjashtën herë radhazi një familje me shtëpi të re,” u shpreh Hajdari gjatë emisionit “Historia e Fundjavës”.

Banesa ku jeton Elsa së bashku me dy vajzat është në kushte shumë të këqija. Pasi çatia dhe muret rrezikojnë të bien në çdo moment. Por, tashmë Gretën, Jonën dhe nënën e tyre, i pret një jetë më e bukur, pasi shumë shpejt do të hyjnë në shtëpinë e tyre të re.