'S'di ta drejtosh', Bora Zemani i kthehet komentuesit që e kritikoi për moderimin e 'Përputhen'

Xing

E Martë 13 Tetor 2020, 14:02 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Bora Zemani këtë sezon televiziv është bërë pjesë e Top Channel. Moderatoren e shohim nga e hëna në të premte në drejtimin e emisionit "Përputhen", ku katër vajza njihen me djem të ndryshëm në kërkim për të duhurin.

Megjithatë jo të gjithëve u ka pëlqyer Bora në këtë format dhe një ndjekës i ka komentuar në postimin e fundit: "Më vjen keq, por s’di ta drejtosh këtë emision!"

Bora nuk ia ka kursyer përgjigjen ndjekësit duke iu kthyer me një përgjigje të shkurtër dhe të qartë: "Mos të të vij keq fare. S’ke ç’i bën!"

MOTI NE TIRANE