E fundit/ 144 raste të reja në vendin tonë, ja qytetet me më shumë të infektuar

Xing

E Mërkurë 16 Shtator 2020, 16:04 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 16 shtator 2020

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24-orëve të fundit janë testuar 824 të dyshuar me Koronavirus, nga të cilët janë konfirmuar 144 raste të reja. 

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 55 raste në Tiranë, 15 në Fier, 10 në Elbasan, 9 në Vlorë, nga 7 raste në Durrës, Kurbin, Divjakë, Gramsh, 6 në Korçë, 5 në Lushnje, nga 3 raste në Shkodër, Pogradec, Delvinë, nga 2 raste në Krujë, Përmet, nga 1 rast në Kavajë, Berat, Gjirokastër

65 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit duke e çuar në 6733 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 174 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.