3 qytetarë humbin jetën nga Koronavirusi në vendin tonë

Xing

E Mërkurë 16 Shtator 2020, 16:04 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Ministria e shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit 3 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi, duke e çuar në 243 numrin e përgjithshëm të viktimave në vend.

Betejën me këtë sëmundje nuk e kanë fituar një 57 vjeçar nga Lushnja, një 74 vjeçar dhe një 83 vjeçar nga Tirana. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 174 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.