Partnerja i bën Seldit pyetjen epike: Sa herë je fejuar?

Xing

E Mërkurë 16 Shtator 2020, 12:12 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Pak ditë më parë Seldi na prezanto me partneren e tij, Sindin. Këngëtari publikoi një foto me vajzën në fjalë kur ajo kishte ditëlindjen dhe shkroi: "Edhe 100 zemra ime të dua shumë".

Në një postim tjetër këngëtari shfaqej duke e surprizuar partneren teksa i shprehte dashurinë publikisht.

Partnerja e Seldit quhet Sindi, është 22 vjeç, jeton në Belgjikë dhe punon si modele.

Së fundmi Sindi ka postuar në profilin e saj në Instagram një foto me Seldin dhe i bën një pyetje epike. “Kur e pyes sa herë ka qenë i fejuar”, shkruan Sindi krahas fotos duke qenë se këngëtari është komentuar shumë në media për fejesën e tij me Mimoza Shkodrën apo Dafina Zekën.