E tradhtoi, këngëtarja e njohur kërkon divorc nga bashkëshorti i saj pas 3 vitesh martesë

Xing

E Mërkurë 16 Shtator 2020, 02:02 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Mediat e huaja bëjnë të ditur se këngëtarja me famë botërore, Cardi B, ka kërkuar divorcin nga bashkëshorti i saj, reperi Offset.

Cardi ka dërguar dokumentat në gjykatën e Georgia-s. Në kërkesën për divorc, Cardi B kërkon kujdestarinë e plotë për vajzën e tyre, Kulture.

Dyshohet se shkak i ndarjes është bërë tradhëtia e Offset.

Kujtojmë që edhe vitin e kaluar, Cardi dhe Offset u ndanë për shkak të tradhtisë së këtij të fundit, por këngëtarja i dha një shans të dytë martesës së tyre.

Dyshja u martua në fshehtësi në vitin 2017.