Pas ndarjes, Fero merr vendimin e papritur, Arbenita e mërzitur ka diçka për të thënë

Xing

E Mërkurë 16 Shtator 2020, 02:02 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Së fundmi po përflitet se Fero dhe Arbenita, një nga çiftet më të komentuar të showbizit janë ndarë. Shkak është bërë veprimi i fundit i dyshes, të cilët e kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagrami. 

Ndërkohë Fero vendosi papritur të çaktivizojë llogarinë e tij në Instagram ndërsa Arbenita me postimin e fundit la të kuptohet se ndihet e trishtuar.

Në një postim në InstaStory, modelja tregon se po përpiqet të mbushë kohën e saj, në mënyrë që të mos mendojë për Feron.

“Qëndro aq e zënë, sa të mos kesh kohë për të qenë e mërzitur", shkruhet në postim.