I vodhën këngën, Blero kërcënon reperët gjerman: Keni afat 24 orë

Xing

E Martë 15 Shtator 2020, 23:11 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Kënga "Kthehu ti" nga Blero mbetet dhe sot një nga më të pëlqyerat e publikut e që vazhdon të dëgjohet. Së fundmi një grup gjerman i quajtur Clo(rona)1444 e kanë marrë këngën pa lejen e autorit dhe kanë publikuar në llogarinë e tyre në Instagram një pjesë të klipit të tyre të ri, ku dëgjohet edhe një pjesë e këngës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Clo(rona)1444 (@clo1444) on

I kontaktuar nga Telegrafi, Blero tregoi se ka kontaktuar me menaxherin e grupit gjerman dhe u ka dhënë atyre afat vetëm 24 orë kohë që të largojnë këngën nga rrjetet sociale.

“Po është e vërtetë për plagjiaturën nga grup gjerman. Unë kam kontaktuar me ta dhe u kam dhënë afat vetëm 24 orë kohë për ta larguar këngën nga rrjetet sociale, pasi ata nuk e kanë në pronësi këngën. Të njëjtët as nuk kanë kërkuar të drejtat autoriale nga unë, apo blerjen e këngës. E kanë marrë pa pyetur dhe kjo gjë është e patolerushme”, ka thënë Blero për Telegrafin.