E kritikojnë për humbjen nga pesha, Fifi ia mbyll një herë e mirë gojën të gjithëve

Xing

E Martë 15 Shtator 2020, 17:05 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Fifi ka qenë së fundmi në vëmendje të mediave për ndryshimin e saj të papritur dhe që na ka lënë të mahnitur. Mirëpo jo të gjithë duket se e pranojnë këtë ndryshim të këngëtares.

Një nga ndjekëset i ka shkruar Fifit duke i thënë se me pamjen e saj të mëparshme i jepte forcë të tjerëve, ndërsa tani është bërë njësoj si të gjitha vajzat e famshme.

“Fifi unë shumë të kanë vlerësuar tepër, ke qenë numër 1 me stilin tënd. Por unë mendoj që ok të humbësh kilogramë, po ti tani të humbasësh shumë je bërë si ato të tjerat, kurse shëndeti yt ka qenë forcë. Për të gjitha ato që ke thënë se estrada nuk i pranon për kilogramët që kanë, tani edhe ti je bërë si ato të tjerat”, i ka shkruar ndjekësja.

“Për mesazhe të tilla unë kam vetëm një përgjigje. Unë çdo herë e kam dashur trupin tim si kur kam qenë 100 kg si tani 69 kg. Zoti ju bekoftë e ju dhëntë dashuri në vend të vrerit! Me shumë dashuri Fifi”, është përgjigjur Fifi.