E fundit/ 152 raste të reja, 2 qytetarë humbin jetën, ja qytetet me më shumë të infektuar

Xing

E Martë 15 Shtator 2020, 16:04 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 15 shtator 2020

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24-orëve të fundit janë testuar 810 të dyshuar me Koronavirus, nga të cilët janë konfirmuar 152 raste të reja. 

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 68 raste në Tiranë, 16 raste në Elbasan, 11 raste në Durrës, 9 raste në Shkodër, 8 raste në Vlorë, nga 7 raste në Kavajë, Berat, nga 5 raste në Fier, Pukë, 3 raste në Lushnje, nga 2 raste në Kamëz, Gramsh, Kuçovë, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Rrogozhinë, Mat, Vau i Dejës, Divjakë dhe Dibër. 

53 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit duke e çuar në 6668 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 171 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e mjekëve e kanë humbur betejën me Covid-19, një 57-vjeçar dhe një 65-vjeçare nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.