Momenti i sikletshëm: E bija i nxjerr të palarat live Blerina Bombajt

Xing

E Martë 15 Shtator 2020, 15:03 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Dietologia e njohur, Blerina Bombaj ishte e ftuar së fundmi në "Ftesë në 5", së bashku me dy fëmijët e saj, ku foli për nisjen e vitit të ri shkollor.

Gjatë intervistës, Bieta e pyeti vajzën e Blerinës çfarë porosish i dha e ëma në mëngjes, por Ana i shkriu së qeshuri të gjithë me përgjigjen.

"Po ku zgjohet kjo në mëngjes", tha Ana teksa Blerina e vendosur në siklet nisi të qeshte së bashku me Bietën.

"Strikte jam për pjesën e ushqimit, për pjesën e sjelljes, por për mësimet Anën nuk e kam problem, sepse Ana është vetë e përgjegjshme", u shpreh Blerina.