Noizy flet për marrëdhënien me vajzën dhe planet për fëmijë të dytë

Xing

E Martë 15 Shtator 2020, 15:03 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Reperi shumë i pëlqyer nga publiku dhe shumë i suksesshëm, Noizy i ftuar në "NIN", ka folur si rrallëherë për jetën personale dhe vajzën e tij, Leandra. 

Noizy u shpreh se e mban larg vëmendjes së mediave Leandrës pasi ajo nuk dëshiron të bëhet e famshme. Ai tregoi se Leandra është një pasqyrim i tij dhe se ngjajnë shumë së bashku.

Reperi tha se ka ardhur koha që të bëhet sërish baba dhe se do dëshironte shumë që familja e tij të zgjerohej.

“Leandra është shumë mirë, nuk flet shumë. Është gocë e urtë, shumë e turpshme, origjinal si unë. Ajo është pasqyra ime dhe do e ketë gjithnjë mbështetjen time, por nuk e ekspozoj shumë, sepse ndoshta ajo nuk do që bëhet personazh publik si unë", u shpreh Noizy.