Ndjekësi e thumbon për Norën dhe Butrintin, reagon ashpër Robert Berisha

Xing

E Diel 13 Shtator 2020, 20:08 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Nora Istrefi dhe Butrint Imeri publikuan këtë të dielë bashkëpunimin e tyre të parë, të titulluar "Dy zemra". Kënga është punuar nga Big Bang-RedBox Entertainment dhe teksti është shkruar nga Butrinti dhe Gjiko.

"Dy zemra" është pritur shumë mirë nga publiku, mirëpo nuk kanë munguar komentet thumbuese ndaj ish-partnerit të Norës, Robert Berishës. Një ndjekës i është drejtuar këngëtarit në postimin e Butrintit në Instagram.

"Lësho ndonjë këngë të Mentor Kurtishit dhe vuaj se kjo jetë nuk ishte bërë për t'u kënaqur", ka shkruar mes të tjerash ndjekësi. Roberti nuk ia ka kursyer një përgjigje, madje me tone ofenduese. "Nuk po më lë nëna jote të vuaj, më rri aq gati sa nuk ta marr mendja", i ka replikuar ai.