Po bën namin në Turqi: Hande Erçel ndahet nga i dashuri për aktorin që çmendi shqiptarët

Xing

E Shtunë 12 Shtator 2020, 15:03 / Kategoria Showbiz nga Bota /  Read in English

Aktorja turke Hande Erçel ka qenë këto ditë në vëmendje të mediave turke pas ndarjes nga partneri i saj, këngëtari Murat Dalkiliç. Hande dhe Murat ishin bashkë prej vitesh teksa ndarjen e pranuan publikisht vetë ata duke u shprehur se vazhdojnë të kenë respekt për njëri-tjetrin.

Mediat turke shkruanin pak ditë më parë se shkak i ndarjes ishte bërë Hande, e cila sipas tyre ka nisur një lidhje me aktorin Kerem Bursin. Hande dhe Kerem luajnë bashkë në serialin "Trokit në derën time", që po transmetohet në Turqi.

Kerem Bursin është i njohur për publikun shqiptar nga roli i "MKXH" në serialin "Dyshja fantastike". Kerem pas aludimeve se ai dhe Hande janë më shumë sesa kolegë, reagoi për gazetarët duke u shprehur se atë dhe Handen nuk i lidh asgjë më shumë sesa puna.

Ndryshe reagoi Hande, e cila kur u pyet nga gazetarët nëse është e vërtet që është lidhur me Keremin, u largua me makinë duke mos dhënë asnjë prononcim. Ky veprim shkaktoi më shumë thashetheme.

Nuk mbaron me kaq sepse lajmet mesa duket kanë qenë të vërteta. Sot në mediat turke shkruhet se babai i Hande, Kaya Erçel, ka filluar të ndjekë në Instagram Keremin dhe nënën e tij, Çiğdem Bürsin, ç'ka tregon se gjërat mes dy aktorëve janë bërë familjare.