10 Gusht 2020, 00:56

Simon Cowell pëson aksident, thyen shtyllën kurrizore

XING

Simon Cowell pëson aksident, thyen shtyllën kurrizore

Simon Cowell, personi që mban firmën e krijimit të America’s Got Talent është shtruar në spital. Mediat e huaja bëjnë të ditur se Simon është rrëzuar nga biçikleta, në oborrin e shtëpisë së tij në Malibu të Kalifornisë.

Përfaqësuesi ligjor i Cowell tregon se shefi i tij po provonte biçikletën e re elektrike, por nga pakujdesia ka rënë. Ai ka marrë frakturë në shtyllë kurrizore, por nuk dihet ende se në çfarë shkalle është dëmtimi. Simon Cowell po mbahet nën vëzhgim nga një ekip mjekësor.

Për Cowell kjo nuk është hera e parë që pëson të tilla incidente. Ai është rrëzuar edhe njëherë në vitin 2017 nga shkallët e banesës së tij.

Simon Cowell ishte personi që krijoi America’s Got Talent, nga aty vijoi me turret nëpër botë, duke krijuar të tjera peticione si X Factor e Pop Idols.