9 Gusht 2020, 16:34

Rritet numri i viktimave/ 6 pacientë humbin jetën nga Koronavirusi në vendin tonë

XING

Rritet numri i viktimave/ 6 pacientë humbin jetën nga Koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 6 qytetarë, duke e çuar në 199 numrin e viktimave.

Bëhet fjalë për një 53 vjeçar nga Tirana, një 61 vjeçar nga Tirana, një 62 vjeçar nga Durrësi, një 76 vjeçar nga Tirana, një 77 vjeçar nga Pogradeci dhe një 87 vjeçare nga Shkodra.

53-vjeçari është skulptori dhe pedagogu i njohur Arben Bajo, lajmi për vdekjen e të cilit u bë i ditur mëngjesin e sotëm.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 112 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 18 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.