9 Gusht 2020, 16:29

E fundit/ Shifra alarmante, 136 raste të reja sot, 66 vetëm në këtë qytet

XING

E fundit/ Shifra alarmante, 136 raste të reja sot, 66 vetëm në

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 561 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 136 persona janë konfirmuar pozitiv.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive është si vijon: 66 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 8 në Patos, 7 në Vlorë, 6 në Kavajë, nga 4 raste Kuçovë, Fier, nga 2 raste Berat, Librazhd, Kamëz, Gjirokastër, Sarandë, nga 1 rast Durrës, Mirditë, Mat, Roskovec, Malësi e Madhe, Peqin, Gramsh.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 74 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3342 që nga fillimi i epidemisë.

Mjekët e familjes në të gjithë vendin po monitorojnë çdo ditë mbi 1 mijë persona aktivë me Covid-19, që janë në banesë.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 112 pacientë të konfirmuar pozitiv me Covid-19, 18 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.