Trupi yll, mendja fyell: 13 gjërat më idiote që kanë thënë VIP-at dhe kanë lënë nam

Xing

E Mërkurë 5 Gusht 2020, 14:02 / Kategoria XingFeed / 

Njerëzit bëjnë gabime dhe tek kjo shprehje nuk përjashtohen as personazhet e njohur të ekranit. Problemi është se ata vihen në qendër të vëmendjes sepse çfarëdo që thonë regjistrohet. Më poshtë ju sjellim 13 gjërat më idiote që kanë thënë VIP-at dhe me siguri do qeshni dhe ju.

Britney Spears: "Nuk kam dashur kurrë të shkoj në Japoni sepse nuk më pëlqen peshku dhe peshku është shumë i përhapur në Afrikë".

Kanye West: "Mua nuk më pëlqen të mendoj. Njerëzit mendojnë se unë mendoj shumë, por unë nuk mendoj. Nuk më pëlqen të mendoj fare".

Paris Hilton: "Jo, jo nuk kam shkuar në Angli, isha në Londër".

Christina Aguilera: "Ku mbahet këtë vit Festivali i Kanës?"

Arnold Schwarzenegger për martesat gej: "Mendoj që martesat gej duhet të jenë mes një burri dhe një gruaje".

David Beckham: "Ne do ta pagëzojmë djalin Broolyn, por nuk e dimë në çfarë besimi".

Shaquille O’Neal kur u pyet në një intervistë nëse e ka vizituar Partenonin gjatë udhëtimit të tij në Greqi, u përgjigj: "Nuk i mbaj mend mirë emrat e klubeve ku kam shkuar".

Carl Everett ka thënë: "Bibla nuk përmend asgjë për dinosaurët. Nuk mund të thoni ka patur dinosaurë kur nuk i keni parë ata. Dikush e ka parë Adamin dhe Evën duke ngrënë mollë. Por askush nuk e ka parë Tiranosaurin Rex".

Brooke Shields: "Duhani vret. Nëse vdes, ke humbur një pjesë të rëndësishme të jetës tënde".

Kellie Pickler: "Mendoja se Europa ishte një shtet".

Dan Quayle: "Është koha që rraca njerëzore të hyjë në sistemin diellor".

George Gobel: "Po të mos ishte shpikur elektriciteti, ne sot do të ishim duke parë televizor me qiri".

Cameron Diaz: "E kam vënë re gravitetin që kur isha e vogël".

Burimi: GreenLemon / Përshtati: Xing.al

MOTI NE TIRANE