'Gjeta më shumë se dashuri', Jona Spahiu surprizon kunatën për ditëlindje

Xing

E Shtunë 1 Gusht 2020, 17:05 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Jona Spahiu gëzon një raport shumë të veçantë me kunatën e saj, Dritën. Në një intervistë për "Rudina", ajo ka treguar se e ndjen dhe e trajton si motër.

Sot Drita feston ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte një urim special nga moderatorja. Ajo ka publikuar një foto pranë saj në Instagram dhe shprehet se ndihet e bekuar me të.

“Kerkova dashuri por gjeta shume me shume… E bekuar qe marr nga energjia jote, çdo dite. Gezofsh gjithe jeten driteza ime e diellit!", ka shkruar Jona krahas fotos.