E rëndë në Kosovë/ 9 viktima dhe mbi 200 raste të reja me Koronavirus në 24 orë

Xing

E Shtunë 1 Gusht 2020, 17:05 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 224 raste të reja me Koronavirus, duke e çuar në 8.554 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 70 raste, komuna Ferizaj 20 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Fushë Kosovë 16 raste, komuna Kaçanik 13 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe komuna Shtime 1 rast.

Po gjatë 24 orëve kanë humbur jetën 9 qytetarë, duke e çuar në 236 numrin total të viktimave.