Fitoi kampionatin me Juventusin, Ronaldo i bën vetes dhuratën 10 milionë euro

Xing

E Shtunë 1 Gusht 2020, 16:04 / Kategoria Showbiz nga Bota / 

Cristiano Ronaldo është padyshim një nga futbollistët më të paguar, por jo vetëm prej futbollit, por edhe marketingut dhe bizneseve që ka.

Së fundmi futbollisti ka menduar të blejë një tjetër makinë që i shtohet koleksionit të tij.  

Portugezi ka publikuar në rrjete sociale foton ku shihet ulur krah makinës së re luksoze, me vlerë që thuhet se arrin deri në 10 milionë euro dhe njëkohësisht është dhe makina më e shpejtë në botë.

“Ti e zgjedh pamjen”, shkruan Ronaldo krah postimit që ka marrë miliona pëlqime.

MOTI NE TIRANE