Rritet numri i viktimave/ 4 pacientë humbin jetën nga Koronavirusi në Shqipëri

Xing

E Shtunë 1 Gusht 2020, 16:04 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 4 humbje jete nga Koronavirusi, duke e çuar në 161 numrin total të viktimave.

Bëhet fjalë për një 58-vjeçare nga Kurbini dhe një 71-vjeçare nga Lushnja me disa sëmundje bashkëshoqëruese, një 61-vjeçar nga Durrësi dhe një 67-vjeçar nga Fieri.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.