Pamjet rrënqethëse: Brenda spitalit Infektiv, pacientë që vuajnë për frymë...

Xing

E Shtunë 1 Gusht 2020, 15:03 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Abc News ka sjellë pamje ekskluzive brenda spitalit Infektiv, dëshmitë e të mbijetuarve, vuajtjet nga dhoma e intubimit, çfarë bëjnë mjekët për të shpëtuar jetë.

ABC NEWS ka hyrë në pavijonet e spitalit të Infektivit në QSUT, në një moment kur Shqipëria është në kulmin e përhapjes së koronavirusit, e drejt 127-ës mbërrijnë mijëra telefonata.

Gazetarja, Luljeta Progni, bashkë me ekipin e operatorëve të ABC NEWS, tregon jetët e pacientëve dhe mjekëve në karantinën që nuk dihet sa do të zgjasë. Të shoqëruar nga doktoreshë, Najada Çomo, drejtuesja e Infektivit, grupi i xhirimit të ABC NEWS, ka mundur të kontaktojë me pjesëtarë të stafit shëndetësor dhe me pacientë gjithashtu.