Luftoi 20 ditë me koronavirusin, infermierja ndërron jetë 24 orë pasi del nga spitali

Xing

E Shtunë 1 Gusht 2020, 13:01 / Kategoria Lajmet e fundit / 

Koronavirusi i ka marrë jetën një infermiere argjentinase. María Mariángeli u infektua nga Covid-19 në spitalin ku punonte në Buenos Aires.

Për shkak të ndërlikimeve nga koronavirusi, infermierja kaloi 20 ditë e shtruar në spital, 7 prej të cilave me respirator për shkak të vështirësive në frymëmarrje. Të hënën Maria u vendos që të dilte nga spitali, pas testit të fundit ku doli negativ.

24 orë pasi doli nga spitali 43-vjeçarja ndërroi jetë. Në shtëpi asaj iu rikthyen simptomat dhe e kishte sërish të vështirë që të merrte frymë. Ajo u dërgua me ambulancë në spital, por ndërroi jetë pas një ataku në zemër.

MOTI NE TIRANE