Ndahet nga jeta nëna e kryeministrit Rama, dedikimi rrënqethës

Xing

E Shtunë 1 Gusht 2020, 09:09 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Kryeministri Rama ka dhënë lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të nënës së tij. Aneta Rama është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare. Përmes një postimi në Facebook kryeministri i kushton të ëmës fjalë prekëse dhe shkruan se do i mungojë shumë.

"Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam", shkruan kryeministri.