'Bëji yzmet burrit, lëre Instagramin', Ajola Xoxa i kthehet ndjekësit

Xing

E Premte 31 Korrik 2020, 13:01 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Tre ditë më parë Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bëri të ditur se është infektuar me koronavirus. Veliaj njofoi se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe tani e tutje do të vazhdojë punën nga shtëpia.

Ditën e sotme bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa, ka publikuar në Instagram një foto ku ka kapur perëndimin e diellit, mirëpo në sy i ka rënë një prej komenteve. Një ndjekës i shkruan Ajolës të kujdeset për bashkëshortin dhe jo të merret me fotot. Ajola nuk ia ka kursyer përgjigjen duke treguar se ajo po i qëndron pranë këto momente. 

"Hallin tim s’e paske fare ë. Po i bëjmë të dy yzmet njëri-tjetrit, pa merak. Bëji dhe ti yzmet jetës tënde dhe mos i paragjyko të tjerët pa i njohur hiç", i është përgjigjur Ajola.