Përfshihet nga flakët furgoni ku po udhëtonte Ermal Mamaqi, Inva Mula e shumë VIP-a, ja si është gjendja e tyre

Xing

E Premte 31 Korrik 2020, 11:11 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Një ngjarje e papritur ka ndodhur mëngjesin e sotëm gjatë një udhëtimi me furgon për në Tropojë. Në furgon ndodheshin Ermal Mamaqi, Inva Mula, Hetem Ramadani, Mirela Sula, Vasil Naçi, Sheki e shumë personazhe të njohur. Furgoni me të cilin ata po udhëtonin ka marrë flakë në mes të rrugës, por fatmirësisht të gjithë kanë arritur të dalin në kohë nga mjeti.

Pasi lajmi menjëherë u bë i ditur në media, Ermal Mamaqi ka reaguar me një postim në rrjete sociale ku tregon pamje nga incidenti i ndodhur dhe shprehet se të gjithë janë mirë.

"Miq, për shkak të disa lajmeve që janë përhapur... Ju njoftoj që jemi të gjithë mirë. Ishim kaq shumë njerëz me energji pozitive sa shpërtheu furgoni. Jemi rrugës për Tropojë. Gëzuar Bajramin", shkruan Ermali.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on