Pas skandalit në media, Kim Kardashian fotografohet duke qarë në makinë me Kanye West

Xing

E Martë 28 Korrik 2020, 15:03 / Kategoria Showbiz nga Bota /  Read in English

Kanye West ka marrë të gjithë vëmendjen me deklaratat e tij të fundit, ku deklaroi se Kim u përpoq që ta mbyllte në spital psikiatrik, akuzoi vjehrrën për shpërndarjen e videos intime të Kimit, tregoi se ai dhe Kim kanë menduar të abortojnë vajzën e tyre të parë, North dhe se ka dashur ta divorcojë Kimin që kur ajo u takua me ish-in e Nicky Minaj, Meek Mill.

Më pas me një postim në Twitter, Kanye i kërkoi falje publike Kimit dhe e pranoi se e ka lënduar.

“Dua t’i kërkoj falje gruas time Kim që e bëra publike diçka që ishte private. Unë nuk e ‘mbulova’ siç ajo më ka ‘mbuluar’. Dua t’i them Kim-it e di që të kam lënduar! Të lutem më fal! Faleminderit që je gjithmonë aty për mua!”, shkruante reperi. 

Ditën e djeshme Kim dhe Kanye u takuan për herë të parë pas skandalit. Çifti i njohur, që janë prindër të katër fëmijëve, u fotografuan duke biseduar në makinë pasi dolën nga një restorant në Wyoming.

Kim u fotografua duke qarë ndërsa bisedonte me reperin në makinë.

“Ajo është e prekur nga gjithçka dhe gjithashtu e rraskapitur" tha një burim për revistën People. “Ndihet shumë e lënduar nga Kanye. Kim është përpjekur ta kontaktojë shumë herë por ai thjesht e injoron atë. Është një situatë shumë e keqe. Ajo vendosi të udhëtonte drejt tij për të biseduar personalisht me reperin. Nuk dëshironte ta injoronte më.”