E fundit/ Konfirmohet ndarja nga jeta e mjekut Arjan Pushi

Xing

E Martë 30 Qershor 2020, 14:02 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Është konfirmuar sot nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ndarja nga jeta e mjekut të QSUT, Arjan Pushit. 

"Ndarja nga jeta e Profesor Arjan Pushit është një dhimbje e madhe për familjen, për miqtë e tij, për kolegët, pedagogët e Universitetit të Mjekësisë ku ka shërbyer për shumë vite.
Kontributi i çmuar i Profesor Arjan Pushit për mjekësinë shqiptare, do të mbetet i pashlyeshëm ndër breza.
Megjithë përpjekjet e kolegëve, të cilët bënë të pamundurën për ta mbajtur në jetë në spitalin infektiv, prof. Arjani nuk ia doli dot, në betejën me virusin e rrezikshëm.
U prehsh në paqe Profesor Pushi!
Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve. Ju jemi pranë në këto momente të vështira!", shkruhet në postimin e ministres.

Kujtojmë që dje mjeku Bernard Progni njoftoi se hematologu në QSUT, Arjan Pushi kishte ndërruar jetë nga Koronavirusi, mirëpo Ministria e Shëndetësisë e hodhi poshtë këtë.

Mjeku Arjan Pushi ishte infektuar me koronavirus dhe u intubua pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua. Ai nuk vuante nga asnjë sëmundje bashkëshoqëruese.