Pas Covid-19, një tjetër virus i rrezikshëm del nga Kina

Xing

E Martë 30 Qershor 2020, 12:12 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Teksa bota po përpiqet të mbajë në kontroll koronavirusin, shkencëtarët kanë identifikuar në Kinë një lloj të ri gripi që ka potencialin për t'u bërë pandemi. 

Gripi është shfaqur tek derrat, por mund të infektojë edhe njerëzit.

BBC raporton se studiuesit janë të shqetësuar se ai mund të ndryshojë më tej dhe të përhapet lehtësisht nga personi në person. 

Edhe pse tani për tani nuk është problem, shkencëtarët thonë se ai ka "të gjitha shenjat" e të qenit i përshtatur për të infektuar njerëzit dhe ka nevojë të shqyrtohet.