Mes tyre një 44-vjeçare, 3 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vendin tonë

Xing

E Martë 30 Qershor 2020, 11:11 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

ISHP ka konfirmuar 69 sot raste me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit. Ndërkohë bëhet e ditur se kanë ndërruar jetë tre persona. Të vdekurit janë një 44 vjeçare nga Durrësi si edhe dy persona nga Tirana, njëri 79 vjeç dhe tjetri 85 vjeç.

"Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë kanë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit. Një 44 vjeçare nga Durrësi, një pacient 71 vjeçar nga Tirana dhe një pacient 85 vjeçar nga Tirana. Të tre pacientët kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe nuk kanë mundur të mbijetojnë për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, pavarësisht trajtimit intensiv nga stafi mjekësor", njofton ISHP.

Me të vdekurit e sotëm, numri total i viktimave nga koronavirusi në vend shkon në 62.