E fundit/ Vazhdojnë shifrat alarmante, 69 raste të reja sot, 23 prej tyre vetëm në këtë qytet

Xing

E Martë 30 Qershor 2020, 11:11 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë orëve të fundit janë kryer 371 testime dhe prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv 69 persona me Covid-19, 5 më shumë se dje, kur u zbuluan 64 të tilla.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 23 në Tiranë, 10 Durrës, Krujë, 6 në Vlorë, 5 Mat, nga 4 raste në Kurbin dhe Kamëz, nga 2 raste në Shkodër, Fier dhe Kavajë, 1 rast në Lushnje.

Aktualisht në spitalin Infektiv janë 79 pacientë të shtruar, 7 prej tyre në terapi intensive, 3 të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 25 qytetarë duke çuar në total numrin e të shëruarve në 1459.

Në vendin tonë janë 1014 persona aktiv me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe Durrës.