Sa është rritur: Sara Hoxha pozon me Romanin pas kaq shumë kohësh

Xing

E Martë 30 Qershor 2020, 10:10 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Në tetor të vitit të kaluar, trashëgimtarja e Top Channel, Sara Hoxha u bë nënë për herë të dytë. Sara solli në jetë një djalë, të cilit ajo dhe Ledioni i vendosën emrin e veçantë Roman.

Ishte vetë Sara asokohe që dha lajmin e bukur duke postuar edhe foton e parë me Romanin e porsalindur. Megjithatë pas asaj dite, Sara e ruajti në maksimum privatësinë e vogëlushit duke mos postuar shpesh foto me të.

Mëngjesin e sotëm ajo e ka thyer këtë 'rregull', duke pozuar me Romanin në një foto shumë të ëmbël që na tregon se vogëlushi është rritur shumë që nga hera e fundit kur e kemi parë.

Në postimin e rradhës, Sara shfaqet edhe me London Noor, i cili i dhuron një puthje plot dashuri mamit.