Infektohet edukatorja e kopshtit në Lezhë, pozitiv dhe bashkëshorti tregtar

Xing

E Martë 30 Qershor 2020, 10:10 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Një edukatore e një kopshti në Lezhë dhe bashkëshorti i saj janë konfirmuar pozitiv me Covid-19.

Burime për abcnews.al kanë njoftuar se kopshti ku punonte edukatorja për momentin është i mbyllur dhe është dezinfektuar ndërkohë që i janë marrë tamponët edhe pjesës tjetër të stafit të këtij institucioni.

Mësohet se kopshti gjatë kësaj periudhe nuk kishte frekuentim ndërsa stafi është pritje të analizave.

Dyshohet se të infektuarit në Lezhë mund të jenë në shifra të larta pasi bashkëshorti i edukatores së kopshtit është tregtar në një pikë ushqimore në të cilën shet qofte.