'Je gjithçka imja', Visjan Ukcenaj surprizon bashkëshorten publikisht

Xing

E Martë 30 Qershor 2020, 09:09 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

E shohim të postojë shpesh foto e video plot humor duke i bërë të gjithë të qeshin, por këtë herë Visjan Ukcenaj postimin e fundit ia ka dedikuar dashurisë së jetës, Jonës.

Aktori shumë i dashur për publikun ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet krah bashkëshortes, gjatë pushimeve që po kalojnë në jug dhe e ka surprizar atë me një dedikim publik.

"Je gjithçka imja. Partnerja ime në 'krim', shkruan Visjani.

Kujtojmë që Visjani dhe Jona janë prindër të një djali me emrin Divin.