Kthehet në Shqipëri Alvin Berisha, si ka ndryshuar vogëlushi që u shpëtua nga kampi i ferrit

Xing

E Martë 30 Qershor 2020, 09:09 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Alvin Berisha, vogëlushi i cili u shpëtua nga kampi i ferrit Al Hol në Siri, që prej nëntorit të vitit të kaluar është kthyer në Shqipëri bashkë me babanë e tij. 

Ata kanë ndarë një foto në rrjetin social Instagram, pranë Portit të Durrësit.

Alvin tashmë është transformuar që pas shpëtimit nga kampi i ferrit. Gjendja e tij shëndetësore asokohe nuk ishte e mirë, por tani vogëlushi është i shëndetshëm dhe i lumtur.

Pas largimit nga kampi Al Hol, ai iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në këmbë.