Pas shtimit të rasteve me Covid-19, Manastirliu jep më në fund një lajm të mirë

Xing

E Hënë 29 Qershor 2020, 23:11 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishte mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin "Open" në Top Channel. Përgjatë ditëve të fundit është rritur ndjeshëm numri i rasteve të reja me Koronavirus. Manastirliu tha se kjo pritej pas hapjes së vendit.

Ajo u shpreh se po dyfishohen kapacitetet në spitale, si dhe dha një lajm të mirë: brenda kësaj jave do vijnë 90 respiratorë të tjerë. “Po mos të kishim ne një strategji, situata nuk do të përballohej me sukses. Ne kishim strategji për dyfishimin e kapaciteteve në spitale. Tani po rrisim sërish kapacitetet. Brenda kësaj jave vijnë edhe 90 respiratorë të tjerë”, u shpreh Manastirliu.