E rëndë/ Ra në liqen, nxirret trupi i pajetë i 37-vjeçarit në Kukës

Xing

E Hënë 29 Qershor 2020, 22:10 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kukës. Një 37-vjeçar nga Kukësi, duke drejtuar një kamion ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.

Ngjarja ka ndodhur te Ura e Kolshit. Pas 5 orësh Policia e Kukësit ka njoftuar se polumbarët kanë gjetur trupin e pajetë dhe e kanë nxjerrë nga liqeni.

Burimi: "Tv Klan"