Rikthehet çështja e Bleona Matës: Policia ndalon një prej vajzave që dyshohet për zhdukjen e saj

Xing

E Hënë 29 Qershor 2020, 21:09 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Me datë 22 Maj të vitit 2010, vogëlushja Bleona Mata u zhduk teksa kulloste bagëtitë në mal, së bashku me 5 vajza, të afërme të saj. E ëma, zonja Bukurie nuk i ka ndalur kërkimet për asnjë moment, me shpresën se një ditë do të ribashkohet me të bijën.

Pak ditë më parë një ndër 5 vajzat, e quajtur Gentjana është shprehur te gjyshi i Bleonës se ajo do të vijë në shtëpi. Gentjana është marrë në pyetje nga policia, ndërkohë që lajmi ka shokuar të ëmën e Bleonës, që ende e pret.

Zonja Bukurie ishte këtë të hënë e ftuar në emisionin "Pa gjurmë". Ajo u shpreh se zhdukja e Bleonës është krim në familje dhe ka fajësuar dy nga vajzat që ishin atë ditë me të në mal, Qamilen dhe Gentjanën.

"Gentjana është drejtuar në shtëpinë e Zenelit dhe kanë dhënë këtë lajm. I kishte thënë se, sa të hapen kufijtë dhe Bleona do të vij për tre ditë. Unë takova vjehrrin dhe më tha do të vij vajza. Por si mund të vij vajza pa ditur se nga ku, prej kujt, asnjë informacion. Nuk ka mundësi të paraqitet dhe të trondisë familjen. Për mua Qamilja është përgjegjësja kryesore, që mori vajzën në mes të fshatit, pastaj ia la Gentjanës. Qamilja ka qenë në fshat këto kohë. Krimet e Rënda kanë reaguar. Pas këtij lajmi vajzat janë shoqëruar, edhe Qamilja edhe Gentjana, kaq dimë ne.

Zeneli, gjyshi kërkon të denoncojë Qamilen dhe të bëjë gjithcka. Është një krim që fshihet afër dhe ne kërkojmë botën. Gentjana ka folur në telefon. Unë dyshoj se ka folur me Bleonën.Është dëgjuar nga persona të tretë teksa ka folur në telefon. Krimet e Rënda duhet të përgjonin telefonin. Ne jemi tronditur shumë sepse është dicka që ata e dijnë dhe nuk po tregojnë. Krimi është në familje dhe nuk po zbulohet. Vajzat janë fis me babain e Bleonës. Aq afër dhe s’po mundemi ti shohim fytyrën.

Ata telefonatat i bëjnë larg familjes. Janë parë nga banorët e zonës se Qamilja dhe Gentjana flasin gjatë ne telefon larg fshatit që të mos dëgjohen. Ata mund të flasin me vajzën dhe ne nuk dijmë gjë. Halal e Bleonës thotë se Qamilja është ajo që din të vërtetën. Pasi ajo ia dorëzoi Gentjanës dhe kjo e fundit ia dorëzon sërish Qamiles. Është një rrjet i ngushtë. Të tregojnë të vërtetën vetëm kaq dua. Ngaqë ne e bëmë publike në televizor ata thotë se ishte ëndërr. Ata mund të kenë patur kontakt me vajzën prej 10 vitesh. Të vihen përgjues. Nuk janë përdorur mjete të tilla. Për momentin Qamilja ka përfunduar se ka qenë adoleshente. Pastaj vajzat kërkuan 6 orë më pas të mbyllen doganat. Si mudën të njoftonin kaq vonë ?Qamilja ka dashur të mari dhe djalin.Momentin që Qamilja ka marrë vajzën, 5 metra pas saj e ka ndjekur një person me xhup me kapuç në kokë. Nëse një kafshë do ta kishte ngrënë do të kishte lënë një gjurmë, por aty nuk u gjet asgjë", ka treguar nëna e Bleonës./ "Report Tv"